Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesi i PS-së i përgjigjet Alibeajt: Po vazhdon të shkelësh rregulloren e Kuvendit dhe mirëbesimin mes palëve


Nënkryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit Toni Gogu, ka reaguar pas deklaratave të kreut të këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj.

Përfaqësuesi i PS-së, thotë se Alibeaj ka vazhduar me shkeljen e rregullores.

Gogu thotë se iu ishte propozuar kolegëve të opozitës që t’a vazhdonin mbledhjen ditën e enjte.

“Me keqardhje vura re sot sesi Zoti Alibeaj ka vazhduar shkeljen rregullores se Kuvendit dhe mirëbesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni. Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegëve të opozitës ta vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte.

Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën me dinjitoze interesit qytetar, lipset që të komunikojmë, të debatojmë e të vendosim sqbashku në frymën dhe germën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh.”– shprehet Gogu.

Ky reagim vjen pas mungesës së pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Partisë Socialiste, në Komisionin Hetimor të ngritur për çështjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.