Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy të miturve në Shkodër, plagoset me thikë 16-vjeçari


Mesditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr me thika në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.

Gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.