Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut mund të shtyhen


Maqedonia e Veriut pritet të shtyjë zgjedhje e parakohshme parlamentare të parashikuara për datën 12 prill.

Agjencia INA citon burime pranë presidencës, sipas të cilave vendimi është marrë pas takimit të djeshëm të Këshillit të Sigurisë Nacionale të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski.

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë kanë vlerësuar se nuk ka kushte për të mbajtur zgjedhje në këtë situatë të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Për të vendosur përfundimisht anulimin e zgjedhjeve, sot do të zhvillohet edhe takimi i thirrur nga presidenti Pendarovski me krerët e partive parlamentare.

Shumica e liderëve të partive politike kanë kërkuar që të anulohen zgjedhjet dhe vendi të përballet me situatën aktuale emergjente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *