Vendosni fjalën kyçe....

Hapën lokalet, gjobiten me 100 mijë lekë të reja tre biznesmenët në Vlorë


Gjobiten 3 biznesmenë në Vlorë të cilët thyen urdhrat e qeverisë duke hapur lokalet e tyre pavarësisht rrezikut të koronavirusit. Ata janë gjobitur me shumën prej 100 mijë lekësh të reja.

Ndërkohë është gjobitur edhe një këmbësor me 10 mijë lekë të reja, pasi ai nuk ka zbatuar orarin e përcaktuar nga qeveria për të lëvizur në qytet.

“Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga  Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19 nga ana e  Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të qytetit ditën e djeshme janë konstatuar lokale të hapura si më poshtë:

Lokali nën administrimin e shtetasit E.F., 54 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “1 Maji” Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Lokali nën administrimin e shtetasit R.S., 56 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Lokali nën administrimin e shtetasit J.S., 33 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Për të tre këta shtetas u përpiluan Proces–verbalet mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 7, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020.

Njëkohësisht u përpilua  Proces–verbal mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 17, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020, të ndryshuar, pasi shtetasi G.K., 38 vjeç, nuk ka zbatuar urdhërin e dhëne nga organet kopetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orarit të përcaktuar, ku masa administrative kundrejt tij është 10 000 lekë.”- thuhet në njoftimin  e policisë.

Policia iu bën thirrje qytetarëve t’ju binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet për të mirën e përbashkët.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 55 persona të prekur me koronavirus, ndërsa ka humbur jetën dhe një grua e moshuar në Durrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *