Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 19 numri të infektuarve në Kosovë, 2 raste të reja


Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me virusin COVID-19 në Kosovë. Numri i të prekurve tani ka shkuar në 19. Të prekurit e fundit janë një çift nga Gjakova, që së fundi kanë ardhur nga Dussefdorfi i Gjermanisë.

Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2:  Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”-thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *