Vendosni fjalën kyçe....

Kishte kërkuar ndërprerjen e kampionatit, trajneri portugez del pozitiv pas testit për koronavirus


Trajneri i Flamengos, Jorge Jesus ka rezultuar pozitiv për koronavirusin vetëm disa ditë pasi kërkoi pezullimin e futbollit brazilian.

Pasi iu nënshtrua testimit të parë të hënën së bashku me lojtarët, anëtarët e stafit të tij stërvitor dhe punonjës të tjerë të klubit, portugezit shfaqi shenja “të dobëta dhe minimale” të virusit COVID-19. Siç ka konfirmuar dhe klubi, trajneri do t’i nënshtrohet një testi të dytë për t’u siguruar.

Siç shkruan beinsports, 65-vjeçari u kishte bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse të pezullohen të gjitha ndeshjet për shkak të pandemisë globale.

Jesus u emërua si trajneri i Flamengos në qershor të 2019-ës, por menjëherë pati një ndikim të madh në klub. Ai e udhëhoqi ekipin drejt Copa Libertadores dhe titujve të kampionatit kombëtar brenda 24 orëve nga njëri-tjetri në dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *