Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti u kërkon dy falje qytetarëve të Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  u është drejtuar me një mesazh kosovarëve ku u kërkon falje për dy gjëra. Së pari për shkak se prej sot nuk do të mund të realizohet qëndrimi i tij për heqjen e taksës 100 për qind në lëndën e parë që importohet nga Serbia.

E dyta ka të bëjë me seancën e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që sipas tij nuk respektoi këshillat e mjekëve dhe të vetë qeverisë për të ruajtur distancën prej një metër mes personave.

 “Dy kërkimfalje

Të nderuar qytetarë,

Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.

Seanca e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona. Me zëvendës-kryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020 të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje”, ka shkruar Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *