Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen: Tani në Europë jemi të gjithë italianë


“Ne jemi të gjithë italianë në Evropë tani” – kështu është shprehur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen, në një video mesazh ku shpreh angazhimin e Brukselit për të ndarë disa miliardë euro në mbështetje të bizneseve të gogla dhe të mesme dhe shërbimit mjekësor në BE dhe për qytetarët në Itali në veçanti.

“Përpjekja dhe shembulli juaj janë të vlefshme për të gjithë qytetarët europianë. Në Europë ne po ndjekim me shqetësim, por edhe me respekt të thellë dhe admirim atë që ju po bëni”- shtoi von der Leyen, citon Rai.

“Komisioni Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’ju mbështetur. Kriza po godet sektorin e shëndetësisë i cili është nën presion me një numër në rritje të njerëzve që kanë nëvojë për t’u trajtuar dhe ka një ndikim në shumë sektorë ekonomikë. Ne duhet të veprojmë shpejt, të veprojmë së bashku dhe të sjellim ndihmë. Unë jam personalisht në kontakt me Kryeministrin Giuseppe Conte. Ne duhet të mbështesim urgjentisht sektorin e shëndetësisë. E di që Italia nuk ka pajisje personale mbrojtëse, veçanërisht pajisje respiratore. Unë u kam kërkuar komisionerëve të mi për të bashkëpunuar me industrinë për të rritur prodhimin e pajisjeve të tilla “, theksoi presidentja e KE-së.

Von der Leyen shtoi se po punohet me industrinë farmaceutike për të rritur furnizimin me ilaçe. Ajo përmendi edhe efektin që koronavirusi ka në ekonomi, vështirësitë me të cilat po përballen hotelet, restorantet ose kompanitë e transportit.

“Paralelisht, Komisioni do të sigurojë që ndihma shtetërore të jepet më lehtë për firmat në vështirësi. Përveç kësaj, Komisioni gjithashtu do të sigurojë mbështetje përmes fondeve. Unë jam për krijimin e një fondi investimesh në përgjigje të koronavirusit. Kjo iniciativë duhet të financojë investime prej 25 miliardë eurosh për të gjithë BE-në brenda një kohe shumë të shkurtër. Nisma do të kanalizojë disa miliardë euro drejt Italisë, për përfitimin e kujdesit shëndetësor, të NVM-ve të prekura dhe një aspekt i rëndësishëm, është të ndihmojë njerëzit të mbajnë punën e tyre “– deklaroi presidentja e KE-së.

Ajo përfundoi: “Evropa është një familje e madhe, dijeni që kjo familje, familja juaj nuk do t’ju lërë vetëm”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *