Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump-it i jepet një rrip i zi në artet marciale


Ish-presidentit amerikan Donald Trump i është dhënë një rrip i zi nderi në Taekwondo nga një akademi e Koresë së Jugut për shkak të interesit të tij për artin marcial. Rripi e vlerëson ish-presidentin e SHBA-së si ‘Dani i Nëntë’, niveli më i lartë i mundshëm.

Rripi dhe certifikata e lakmuar iu dha Trump të premten nga Lee Dong-seop, president i Kukkiwon me seli në Seul, i njohur gjithashtu si Shtabi Botëror i Taekwondo-së. Ceremonia e dorëzimit u mbajt në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida.

“Është kënaqësia dhe nderi im që marr këtë certifikatë. Taekwondo është një art i madh luftarak për të mbrojtur veten në këto kohë”, tha Trump, sipas gazetës koreano-jugore Dong-a Ilbo.

Ish-presidenti tha se do të vishte kostumin e Taekwondo-së në Kongresin Amerikan nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen, raportoi gazeta. Trump ftoi gjithashtu ekipin Kukkiwon të zhvillojë një demonstrim taekëondo në SHBA.

“Kam dëgjuar se Donald Trump është shumë i interesuar për Taekwondo,” tha Lee, i cili me sa duket kërkoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Trump për Kukkiëon dhe artin marcial.

Njohja do të thotë se Trump tani ndan të njëjtën gradë si presidenti rus Vladimir Putin, të cilit iu dha një rrip i zi nderi dhe u bë një mjeshtër i madh i Taekwondo-së gjatë një vizite zyrtare në Korenë e Jugut në 2013.

Megjithatë, Putini është një praktikues veteran i arteve të tjera marciale, veçanërisht i xhudos, ku mban një rrip të zi.