Vendosni fjalën kyçe....

“Më mirë se asgjë”, Tajlanda u kërkon qytetarëve t’i bëjnë vetë maskat prej lecke, se në farmaci nuk ka


Autoritetet shëndetësore në Tajlandë po i inkurajojnë njerëzit, që t’i krijojnë vetë maskat për fytyrën, për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit për shkak të mungesës së maskave.

Tajlanda e cila ka raportuar gjithsej 70 raste, i ka vendosur maskat ​​kirurgjikale dhe dezinfektuesit në listën e mallrave të kontrolluara, pasi ka mungesë të tyre nëpër farmaci.

Siç shkruan Reuters, mungesa e maskave kirurgjikale e shtyu qeverinë Tailandeze të aprovojë një buxhet prej 7 milionë dollarësh javën e kaluar për agjencitë qeveritare, që të prodhojnë 50 milion maska ​​pëlhure dhe t’i shpërndajnë në mbarë vendin.

“Maskat prej pëlhure janë të mjaftueshme për të parandaluar që njerëzit të marrin virusin përmes pikave të kollitjes ose teshtimave”, tha Panpimon Wipulakorn, Drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Shëndetësisë.

Ajo shtoi se maskat duhet të lahen çdo ditë. Vetë zyrtarja u shfaq në një video duke i mësuar njerëzit se si t’i bënin vetë maskat prej ​​lecke në shtëpi.

E të shumtë janë ata që i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë. Phongsai Kaewvichit, një pensioniste 63-vjeçarare ka nisur t’i bëjë vetë maskat për veten dhe familjarët e saj.

“Po i bëj këto maska lecke për familjen dhe të afërmit e mi, sepse nuk mund t’i gjej më maskat kirurgjikale dhe çmimi i tyre është shumë i lartë. Unë mendoj se është më mirë se asgjë sepse të paktën mund të më mbrojë nga pështyma e njerëzve në kontakt të ngushtë.”– tha Phongsai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *