Vendosni fjalën kyçe....

Lajm i mirë nga Italia, në qytetin ku nisi gjithçka nuk ka asnjë pacient të ri me koronavirus


Një lajm i mirë vjen nga Italia, nga qyteti Codogno. Kryetari Francesco Passerini ka deklaruar se Codogno ka shënuar zero persona të rinj të infektuar, edhe pse bën pjesë në “zonën e kuqe” të Italisë. E sipas tij kjo ka ardhur për shkak të zbatimit të masave të karantinimit.

“Ne jemi veçanërisht të lumtur me këtë gjë që na duket se kemi një rezultat të shkëlqyeshëm, por duam të themi se ne, që kemi qenë zona e kuqe e Lodit, e kemi marrë seriozisht karantinën dhe kjo është padyshim arsyeja se pse ne jemi tani duke dëshmuar rënien për të cilën po shpresonim “– tha ai, citon Ilgiornale.

Passerini shtoi se: “Beteja nuk ka mbaruar, por nëse i zbatojmë të gjitha masat inteligjente të diktuara nga qeveria, atëherë do të kemi vetëm disa javë sakrificë dhe atëherë do të jemi jashtë saj”.

Codogno, Casalpusterlengo dhe Castiglione d’Adda, janë tre vende të identifikuara si qendra e shpërthimit të koronavirusit në Lombardi. Komuna e Codogno-s, ishte ajo që regjistroi personin e parë të shtruar në spital me Covid-19, në Itali. Ato kanë patur masa shumë të rrepta me qëllim frenimin e epidemisë dhe pas më shumë se 2 javësh, më në fund mbërriti shenja e parë pozitive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *