Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: OBSH-ja shpalli pandeminë, të zbatojmë këshillat dhe rekomandimet


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pasi OBSH-ja shpalli pandemi situatën e krijuar nga koronavirusi.

Kryemadhi tha se Shqipëria është e përfshirë në këtë pandemi duke shtuar se duhet solidaritet me të gjithë qytetarët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sapo shpalli gjendjen e pandemisë nga koronavirus.

Shqipëria është seriozisht e përfshirë në pandemi dhe sot për fat të keq një qytetare humbi jetën. Natyrshëm ngushëllime e mia më të sinqerta shkojnë për familjen e së ndjerës.

Kjo situatë kërkon solidaritet të të gjithë qytetarëve dhe vëmendjen më të lartë ndaj këshillave dhe rekomandimeve të mjekëve”-shkruan Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së shkruan se ky është një moment sakrifice dhe duhen zbatuar të gjitha rekomandimet dhe këshillat.

Është një moment që kërkon sakrificë, të cilës askush nuk mund ti shmanget, por të gjithë jemi të bindur se në këtë mënyrë do t’ja dalim ta kapërcejmë me sa më pak dëme situatën e pandemisë.

Të vlerësojmë çdo moment, të dëgjojmë çdo rekomandim, të zbatojmë çdo këshillë dhe situata do të jetë e kapërcyer.

Të kujdesemi për veten, sepse kështu kujdesemi edhe për personat e tjerë të familjes.

Solidaritet dhe mbështetje me gjithë zemër për mjekët, infermierët, sanitarët, inspektorët e shëndetit publik, epidemiologët dhe të gjithë forcat që po përballen me vetëmohim dhe sakrificë me pandeminë.

Respekt pafund për ta!”-përfundon kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *