Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 15 numri i të infektuarve me koronavirus


Ka shkuar në 15 numri i të prekurve në Shqipëri nga koronavirusi.

Deri më tani janë testuar 283 raste të dyshuara dhe nga këta janë 3 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarëve në 15 persona.

“Të gjitha testimet janë negative. Do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar me të gjitha protokollet për mbrojtjen personale. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave për sa i përket familjarëve, ndërkohë që vazhdon puna në terren. Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona për të vlerësuar rastet.

Janë 283 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste. Janë 34 raste, ku 31 prej tyre kanë dalë negative dhe vetëm tre pozitive.

Hera e fundit që do të përmend opozitën. 24 orët e fundit janë tre dëshmi që hedhin poshtë propagandën: maskat, spitali i Durrësit dhe pajisjet e mbrojtjes personale. Nuk do të merrem më me Lulzim Bashën. Në këtë moment kemi vendosur të merremi me armikun që është koronavirusin“-tha ministrja në një dalje për shtyp.

 

Rritet në 12 numri i të infektuarve me koronavirus

Njëri prej dy rasteve të reja është i lidhur me pacientin e parë të identifikuar, ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnjë, një 73 vjeç me një histori udhëtimi në Itali. Lajmi u dha në një deklaratë për shtyp nga zv.ministrja Mira Rakaçolli.

“Në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste positive me COVID-19. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e 1 të identifikuar me koronavirusin e ri ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje (78 vjeçar) me histori udhëtimi me Italinë. Të dy rastet e reja në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive, por në gjendje të stabilizuar.

7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETËIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha zv.ministrja.

Rakaçolli foli edhe për mjekët të cilët rrezikojnë të jenë prekur nga koronavirusi.

“Të sëmurët që janë të shtruar në spitalin e infektivit janë 3. Janë në një kat dhe ata janë në kujdesin e plotë të mjekëve që punojnë për të gjithë pavionin.

Në vetëkarantinim futen ata mjekë që janë të dyshuar ose nëse dalin pozitivë për koronavirusin. Nëse del ndonjë pozitiv do futen në karantinë.

Ata e dinë që janë të rrezikuar nga koronavirus, të jesh ime koronavirus nuk do të thotë që patjetër të sëmuresh. Ata janë të qetë. Ata janë informuar që në shenjën më të lehtë menjëherë të lidhen me 127 dhe gjatë ditës do të kontaktohen. Në radhë të parë përgjegjësia është individuale. Nëse dikush e di që është i predispozuar të ketë virusin duhet të kontaktojë vetë 127-ën.”- tha Rakaçolli e cila shtoi se situata vijon të monitorohet nga institucionet përkatëse./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *