Vendosni fjalën kyçe....

Atletico e gjunjëzon Liverpool-in edhe në Anfield Road


Atletico Madrid ka fituar ndaj kampionit në fuqi të Champions League duke kaluar në fazën tjetër.

90’ e lojës së rregullt folën për fitoren e “të kuqve” të cilët me golin e Winajldum bënë të mundur të dërgonin sfidën në shtesë.

U duk sikur shpresat për kualifikim për Liverpoolin u rritën pas golit të shpejtë të Firmino në minutën e 94 por goli i Llorente 3 minuta më vonë zbehu shpresat ndërsa pas 8 minutash Llorente do i jepte goditjen finale dhe më pas Morata në minutën e fundit të shtesës e gjunjëzoi plotësisht skuadrën e Klopp.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *