Vendosni fjalën kyçe....

Gati 8 mijë të infektuar nga koronavirusi në Itali, numri i viktimave rritet në 463


Numri i pacientëve me koronavirus në Itali ka shkuar në 7,985, me një rritje prej 1.598 personash në krahasim me një ditë më parë.

Të dhënat e reja u publikuan nga komisioneri Angelo Borrelli në konferencën për shtyp për Mbrojtjen Civile, shkruan Rai News.

Kështu, rastet totale rriten në 9.172 nëse shtojmë dhe numrin e atyre që janë shëruar. Nga këto, 7,985 janë aktualisht pozitivë ndërsa 724 shëruar (Pra më shumë se 102 për një ditë).

Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 463 viktima (duke u rritur me 97 për një ditë).

Borrelli tha se nga të gjithë të infektuarit, 4,316 pacientë janë në spital me simptoma, 733 janë në kujdes intensiv dhe 2.936 janë në izolim në shtëpi. Borreli vijoi të jepte më me detaje të dhënat, se sa pacientë ka në secilën zonë , duke dhënë numrin e të shëruarve dhe të ndjerëve gjithashtu.

RASTET:

Lombardi – 4,490 raste pozitive (me 646 të shëruar dhe 333 të ndjerë),

Emilia-Romagna – 1.286 raste (me 30 shëruar dhe 70 të ndjerë),

Veneto-  694 raste (30 shëruar 20 të ndjerë),

Piemonte – 337 raste (13 të ndjerë ),

Marche-  313 raste (10 të ndjerë),

Toscana – 206 raste (një i shëruar dhe një i ndjerë),

Lazio – 94 raste (3 shëruar dhe 5 të ndjerë),

Campania – 119 raste (1 i shëruar),

Liguria – 97 raste (5 shëruar dhe 7 të ndjerë)

Friuli Venezia Giulia –  89 raste (3 të shëruar dhe 1 të ndjerë),

Siçili – 52 raste (me 2 shëruar),

Puglia –  46 raste,

Trento-  33 raste,

Abruzzo – 30 raste,

Umbria – 28 raste (me një shëruar dhe 3 viktima),

Molise – 14 raste,

Sardenjë – 19 raste,

Valle d’Aosta – 15 raste,

Calabria – 9 raste (me 2 shëruar),

Bolzano – 9 raste

Basilicata – 5 raste.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *