Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Dyndja e policisë për të sekuestruar televizionin e Ylli Ndroqit, akt banditesk dhe presion psikologjik ndaj gazetarëve


Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur presion ndaj gazetarëve mënyrën se si policia shkoi për të sekuestruar pasuritë e Ylli Ndroqit, sidomos televizionin Ora News.

Berisha shkruan se terrori psikologjik i ushtruar ndaj gazetarëve provon se objekt i akuzave të ngritura nga SPAK ishte televizioni dhe jo Ylli Ndroqi.

Ish-kryeministri e ka dënuar këtë akt të policisë e cila sipas tij vepron pasi pushtetarët janë frikësuar nga faktet dhe analizat e gazetarëve të televizionit.

Postimi i plotë:

Ndal terrorit banditesk politik ndaj gazetareve te Ora News!

Miq, lajmet mbi 25 pasuri me origjine te dyshimte te Ylli Ndroqit u shoqëruan nga dyndje e hordhive te narkobanditeve me uniforme te armatosur deri ne dhembe ne ndertesen e televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve Ora Neës ne mjediset dhe oborrin e ketij televizioni.

Ky terror psikologjik dhe fizik ndaj gazetareve provon qarte se objekti i vertet i akuzave nuk eshte pronari i ketij televizioni Ylli Ndroqi apo Xhemal Pasmaçiu, i gjykuar dhe denuar per implikimin e tij ne trafik droge, por jane gazetaret, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative te tyre per aferat e korrupsionit te shfrenuar te ministrave, te Erion Velise dhe vet Edvin Hajdutit.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte prej gangsteresh te narkopushtetareve qe deri dje ndanin pompe dhe salltanete me pronarin e Ora News kurse sot te tmerruar nga faktet, dokumentat, analizat dhe investigimet e gazetareve te ketij televizioni jane versulur kunder tyre duke deshmuar qarte se Ylli Ndroqi nuk eshte akuzuar per shkak te pasurive te tij me origjine te dyshimte sepse te tilla jane Sarajet e Surrelit, pallati ne paje etj etj te Edvin Kristaq Xibrakes, por ai eshte viktime e guximit, profesionalizmit dhe pavaresise se gazetareve te mediave te tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *