Vendosni fjalën kyçe....

Rrezikoheshin të mbyteshin në det, shpëtohen 3 peshkatarë në Vlorë


3 peshkatarë janë ndihmuar nga Delta Forca dhe Policia Kufitare në Vlorë pasi rrezikoheshin të mbyteshin në det.

Pas njoftimit të marrë rreth orës 14:30, se në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Shën Vasil”, 3 peshkatarë po rrezikoheshin të mbyteshin në det me mjetin e tyre lundrues tip skaf plastik, menjëherë u organizua një grup i posaçëm shpëtimi nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës, i cili ka shkuar në kohë në adresën e dhënë nga peshkatarët.

Shërbimet policore sapo mbërritën në vend, bënë të mundur shpëtimin e 3 peshkatarëve me inicialet Sh.M., A.M., dhe R.S., të cilët ndodhen në gjendje të mire shëndetësore.

Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mjeti lundrues i peshkatarëve u përmbys dhe përfundoi në det.