Vendosni fjalën kyçe....

“Janë gjurmuar 32 persona që kanë pasur kontakte me dy të infektuarit” – Shefja e Epidemiologjisë


Sipas shefes së Epidemiologjisë, autoritete kanë gjurmuar dhe po kryejnë analizat e 32 personave që kanë pasur 8 kontakte të ngushta me dy të infektuarit me koronavirusin.

‘Janë gjurmuar 8 kontakte të ngushta që mbrëmë në darkë. Menjëherë pas daljes së ekzaminimeve janë marrë mostrat, që janë në proces. Sot janë gjurmuar rreth 24 kontakte, që janë vetëkarantinuar dhe nga ana tjetër po iu merren mostrat përkatëse dhe janë këshilluar. Kemi gjurmuar jo vetëm kontaktet e ngushta, por edhe ato më të largëta. Jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe për këtë është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me qytetarët. Pacientët janë treguar shumë korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve. Janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme’, tha Bino.

Ndërkohë zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli, tha se fluturimet me vendet e botës nuk do ndërpriten fluturimet me përjashtim të vendeve që janë në zonën e kuqe, në veri të Italisë, pjesë të Kinës etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *