Vendosni fjalën kyçe....

Meta i kthen përgjigje Ruçit: Duhet të pozicionohesh ose në anë të së drejtës ose të grupit mafioz


Kreu i Shtetit i ka kthyer përgjigje kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi i cili u shpreh i gatshëm për të takuar presidentin.

Meta gjatë konferencës për shtyp deklaroi se Ruçi duhet të kërkojë hetim për ministren e Drejtësisë dhe duhet të pozicionohet përfundimisht në anën e së drejtës ose të grupit mafioz.

Po dëgjoja Ruçin pak më parë lidhur me këtë çështje, kam vetëm një pyetje shumë miqësore dhe institucionale: Pse duhet të krijohet gjithë kjo situatë, kur presidenti i ka kërkuar në kohën e duhur atij bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë në përputhje me përcaktimin e Kushtetutës, dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigjeje. Të hënën në mëngjes, tre orë para se të vendosnin për vakancat, kam bërë dhe një mesazh publik.

Mendoj se ai duhet të kërkojë hetim për çështjen e ministres së Drejtësisë, sepse e kupton shumë mirë se është një vepër e patolerueshme. Duhet një analizë edhe nga vetë Kuvendi për t’u pozicionuar përfundimisht në anën e shtetit të së drejtës apo në anën e një grupi mafioz”- tha Meta


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *