Vendosni fjalën kyçe....

Ish-presidenti Bujar Nishani shtrohet në spital


Ish-presidenti Bujar Nishani është shtruar sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë pasi ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sipas televizionit “News 24”, ish-presidenti Nishani po trajtohet për pneumoni bilaterale post Covid me insuficiencë respiratore.

Spitali ende nuk ka dhënë informacione për gjendjen e ish-kreut të shtetit. Njëlloj si Nishani, shumë pacientë marrin trajtim edhe pasi janë shëruar nga Covid-19, për shkak të pasojave që virusi u ka lënë.