Vendosni fjalën kyçe....

“Në vend nuk ka asnjë rast me koronavirus” – Ministria e Shëndetësisë


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se pas analizave 24 orët e fundit ndaj 8 personave të dyshuar për koronavirus, rezultatet kanë dalë negative duke pohuar se në vend nuk ka asnjë rast me virusin e rrezikshëm.

Sipas njoftimit të përditësuar të ministrisë, analizat janë kryer në Laboratorin e Virologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, ku deri tani janë testuar 50 persona të dyshuar.

‘Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri. Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë, të cilët janë kontrolluar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës. Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1472 thirrje, nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.’ – thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *