Vendosni fjalën kyçe....

Dikur pozonte për “Vogue” dhe fitonte milionat, ish-modelja e famshme sot ka përfunduar në rrugë (FOTOT)


Ish-modelja e Vogue, Nastasia Urbano e cila bënte 1 milion dollarë për 20 ditë punë, sot jeton si e pastrehë.

“The Sun” shkruan se 57 vjeçarja spanjolle drejtoi fushatat e modës përkrah supermodeleve si Linda Evangelista, u ngjit në të gjitha pasarelat e mëdha dhe përshëndetej me yje si Jack Nicholson dhe Madonna.

Por sot ajo fle në fasadat e bankave në Barcelonë të Spanjës, pasi ish-burri i mori të gjitha paratë.

Në një intervistë me El Periodico, Urbano tha: “Kam punuar për të gjitha revistat, më pëlqenin të gjithë. Më kanë dhënë një milion dollarë në vit për vetëm 20 ditë punë, për tre apo katër vjet. Një ditë do të isha duke ngrënë darkë me Jack Nicholson, ditën tjetër me Andy Warhol ose edhe me Roman Polanski. Shkoja në të njëjtën festë me Melanie Griffith, Don Johnson, Simon dhe Garfunkel. Do të shkoja në martesën e Madonna-s me Sean Penn, sepse aktori amerikan David Keith ishte i ftuar dhe unë isha e lidhur në atë kohë me të, por atë ditë ne u ngritëm nga një hangover dhe nuk mund të shkonim. Unë kisha gjithçka, isha duke jetuar si një mbretëreshë.”

Por gjithçka ndryshoi për modelen e famshme, kur u njoh me babanë e fëmijëve të saj. Sipas saj, ai e la pa para.

“E vetmja gjë e mirë nga ajo marrëdhënie kanë qenë fëmijët e mi, pjesa tjetër ishte e tmerrshme. Ai paguante gjithçka me paratë e mia. Vetëm dy ditë pas njohjes ai donte që unë t’i blija një BMË dhe unë, si një budallaqe, unë nënshkrova një çek. Isha e dashuruar!”, tregon Urbano.

Ish-modelja 57-vjeçare tani vuan nga depresioni dhe jeton në rrugë, sepse është dëbuar nga shumë shtëpi për arsye se nuk mund të paguante qiranë.

Ajo thotë: “Unë dua të jetoj, jo vetëm të mbijetoj. Jam e lodhur duke mbijetuar dhe duke kërkuar para. Njerëzit rreth meje ikin, të gjithë shkojnë larg dhe nuk jam e befasuar. Dua që fëmijët e mi të më shohin mirë. Unë dua të shërohem dhe të jem OK, kështu që ata mund të jenë krenarë për mua “.

Ndërkohë një grup i ish-kolegeve të saj, ka vendosur ta ndihmojnë Urbana-n të kthehet në këmbë. Ish-modelja e Ruth Schuler tha: “Ajo më ka tronditur. Askush nuk e priste këtë. Ne ishim në nivelin e princesheshave, por ajo, ajo ishte në nivelin e perëndeshës.”

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e “The Sun” / Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *