Vendosni fjalën kyçe....

“Kush e ka shkelur Kushtetutën e ka kapur drejtësinë është e qartë, s’tërhiqem nga mbrojtja e Kushtetutës”


Presidenti Meta i kujtoi ministres së Drejtësisë, Gjonaj që të shkojë të japë dëshminë në prokurori për 4 veprat penale për të cilat e ka paditur.

Kreu i shtetit lëshoi akuza të rënda ndaj mazhorancës duke thënë se e ka kapur sistemin e drejtësisë dhe po kërkon t’i vërë vulën duke kapur edhe Gjykatën Kushtetuese.

Në konferencë e përbashkët për shtyp me homologun e tij bullgar, Radev, Meta tha se i ka bërë detyrat e tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe se e do e bëjë këtë deri në fund.

‘Ministren e Drejtësisë e ka paditur presidenti për 4 vepra penale. Ajo vijon ende në detyrë. I vetmi detyrim që ka është të shkojë të paraqitet te prokuroria. Nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e grupit falsifikator brenda e jashtë vendit. Unë si president kam bërë çdo gjë që reforma në drejtësi të zbatohet siç u miratua me 140 deputetë. Kush e ka shkelur Kushtetutën si në rastin e kryeprokurorit të përkohshëm. Kush e ka bllokuar Këshillin e Emërimev në Drejtësi për 2 vjet duke e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Të gjithë po e shohin shumë drejt. Unë kam qenë dhe mbetem në mbështetje të Kushtetutës së vendit tim. Kam bërë detyrën time edhe në lidhje me qeverinë për të shmangur kapjen e sistemit të drejtësisë, edhe me opozitën që të mos i ikë përgjegjësive të saj. Të gjitha janë të dokumentuara në mënyrën më të qartë. Nuk ka asnjë vend në Europë apo botë që të ketë qëndruar një minutë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *