Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i BE-së: Shqipëria dhe Evropa më afër se kurrë, por duhet të fokusohet te reformat kyçe


Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka folur me nota tepër optimiste sot për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Soreca deklaroi se Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë më afër se kurrë por nga ana tjetër ka theksuar nevojën e dialogut ndërpartiak.

Sipas ambasadorit, dialogu është në interes të gjithë qytetarëve.

Rruga për BE e Shqipërisë është vendosur. Shqipëria dhe Evropa janë sot më afër se kurrë. Por është jetike që Shqipëria të qëndrojë e fokusuar në prioritetet kyçe dhe reformat. Dialogu ndërpartiak është jetik në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë”- deklaroi sot ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.