Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një gurore në Krujës, humb jetën një person e plagoset një tjetër


Një person ka humbur jetën pas një shpërthimi në një gurore në zonën e Krujë, ndërsa nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një punonjës tjetër.

Viktima është identifikuar si 55-vjeçari Ardian Jaupaj ndërsa personi i plagosur është 55-vjeçari Gani Demnushi.

I plagosuri është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë me plagë në kokë e trup.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të liçensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.