Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Kurti më kërkoi letër urgjente për takim, përgjigjja që i ktheva


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot para mediave se ka marrë ftesë për takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Haradinaj, se Kurti i ka dërguar sot një letër urgjente për takim,  për të folur për tema me interes nacional.

“Z.Kurti sot më ka dërguar një letër, urgjent për parlament në takim. Dje ka dalë në konferencë për shtyp, ai sot më dërgon një letër më kërkon në takim me biseduar për tema të interesit nacional”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë më tej se Kurti e ka thirrur në takim sa për “sy e faqe”, pasi dje doli në deklaratë për mediat, ku njoftoi se ka vendosur për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Unë i kam kthy një letër atij, i kam treguar që jam i interesuar me biseduar, ju kam drejtuar disa herë publikisht, por, ju nuk keni gjet kohë për një temë të cilën kam kontribuar, pasi e keni marrë vendimin e keni thirr një takim sa për sy e faqe ky është më shumë se ofendim”-thotë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *