Vendosni fjalën kyçe....

Erion Braçe reagon për operacionin në Gjirokastër: Ibrahim Basha, nuk do të shesë kurrë kush ty


Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës, në të cilin dyshohet se mes të arrestuarve është edhe botuesi Henri Çili.

Erion Braçe nuk përmend emra të të arrestuarve, por sugjeron se operacioni ka të bëjë me ndalimin e personave që kanë ndikuar në lirimin e grupit nga Lazarati të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Braçe sugjeron se ka pasur ndërhyrje për lirimin e tyre, edhe nga persona që kanë qenë në listë për deputet.

“Ibrahim Basha, sherbyes i shtetit dhe i ligjit! Nuk do të harrojë kurrë kush ty! Nuk do të shesë kurrë kush ty! Ti do te jesh perhere dëshmor i atdheut. Gjaku yt nuk do te behet kurre para e pasuri per batakcinjte!

Bravo Prokurorisë së Republikës e Policisë se Shtetit.

I neveritur nga llumi që do drejtësinë për ta blerë e shitur, i neveritur nga llumi politik që ulëret kundër reformës në drejtësi, por blerësit e shitësit i ka në listë deputetësh, i neveritur nga llumi me firmë e vulë që noterizon blerjen e shitjen e drejtësisë”, shkruan zv.kryeministri.

Mëngjesin e sotëm nisi një operacion në Gjirokastër, që më pas u zbulua se mes të arrestuarve ishte edhe botuesi i njohur Henri Çili.

Ndaj Çilit, Prokuroria ka ngritur akuzat e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, si edhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te organet e drejtësisë. Kjo sepse ai dyshohet se ka ndërhyrë te organet e drejtësisë për të liruar nga burgu një person të dënuar. Por ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia.

Sipas News 24, Prokuroria e Përmetit ka nisur disa hetime në shtator të 2019-ës për prodhim dhe shitje narkotikësh. Gjatë këtyre hetimeve, dyshohet se Henri Çili ka komunikuar me babain e një të burgosuri Arbion Alikos, Adil Aliko, ku i premtonte se do të negocionte me një gjyqtar për lirimin e të birit. Kujtojmë se Arbion Aliko, është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite. 

Ibrahim Basha

Ibrahim Basha