Vendosni fjalën kyçe....

Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Tepelenë, rrezikojnë banesat e fshatit


Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Martalloz në Tepelenë. Zjarri ka përfshirë pishat në afërsi të fshatit.

Vatra e zjarri është shumë pranë banesave, rreth 300 metër larg tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikës, por ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit, ndaj do të punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *