Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Dyshonim për 6 raste me koronavirus, por dolën negative


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka theksuar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Shqipëri me koronavirus.

Gjatë një takimi me strukturat e Task Forcës në aeroporitin e Rinasit, Manastirliu zbuloi se dyshohej për gjashtë raste të prekura me koronavirus, por pasi iu bënë analizat e nevojshme ato rezultuan negative.

Ministrja i bën thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të mos përhapin panik, por t’i referohen vetëm informacioneve zyrtare.

“Qytetarët për informacione t’i referohen vetëm atyre informacioneve zyrtare që dalin nga strukturat e ministrisë. Nga informacioni ditor që jep ministria si dhe struktura që po ndjek dhe monitoron këtë situatë.

Shumë e rëndësishme bashkëpunimi me ju gazetaret, për çdo shqetësim, pyetje apo informacion ne jemi të hapur për të komunikuar me ju 24 orë në shtatë ditë të javës. Është normale të kesh shqetësim në këtë situatë, por nuk duhet që paniku të na zërë arsyen dhe të na çojë në drejtime të cilat nuk bazohen në fakte reale. E kërkoj këtë me mirësi.

Shqipëria nuk ka asnjë rast te konfirmuar. Ju keni informuar për rastet që kanë qenë të dyshuara ku gjashtë raste që janë analizuar kanë rezultuar negative. Kemi dyfishuar masat në pikat kufitare. Në aeroportin e Rinasit, në portin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe në pikat e kalimit kufitar tokësor, ku vetëm dje kemi monitoruar më shumë se 4500 udhëtarë që kanë ardhur nga vendet që kanë transmetim komunitar ku futet edhe Italia”, u shpreh Manastirliu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *