Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Banka Botërore jep kredi edhe për vendet diktatoriale, paratë u dhanë për shqiptarët


Kreu i Shtetit, Ilir Meta deklaroi se përkrah qeverinë për nismat e mira por që me paratë e dhëna duhet bërë transparencë ashtu siç edhe u theksua gjatë konferencës.

Më tutje, Meta në emisionin “Open” theksoi se kredi jepen dhe për vendet diktatoriale në kontekstin se nuk ka të bëjë me besueshmërinë për qeverinë.

Për çdo gjë të mirë që bën qeveria ka edhe përkrahjen time por transparenca u theksua fort dhe gjithë Shtetet e Bashkuara e dhanë fondin e tyre për të mbështetur transparencës. Jam gat të duartrokas kryeministrin dhe qeverinë për çdo punë të mirë që ka bërë. Unë kam kërkuar nga qeveria të marrë masa edhe para tërmetit.

Ajo që kam theksuar sot ka të bëjë me kapjen e të gjithë institucioneve. Zëri i Amerikës raportoi sot edhe për nivelin e korrupsionit që është thelluar krahasuar me vitet e mëparshme. Edhe për reformën në drejtësi janë dhënë 200 milion euro. Ku jemi? Kjo është shumë e rëndësishme. Banka Botërore jep kredi edhe për vendet diktatoriale. Mesazhet janë solidaritet për popullin shqiptar”- tha Presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *