Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson rikthen planet për urën prej 32 kilometrash që lidh Skocinë me Irlandën


Kryeministri britanik, ka rikthyer planet për të ndërtuar një urë prej 20 miliardë stërlinadh mes Skocisë dhe Irlandës së Veriut, një projekt që ngjason me lidhjen mes Suedisë dhe Danimarkës.

Johnson, i cili është i prirur të sanksionojë një seri projektesh të mëdha infrastrukturore si trashëgimi të sundimit të tij, është gati të rikthejë rezultatet e një studimi të fizibilitetit për ndërtimin e një ure të kombinuar dhe lidhje tuneli në hendekun më të ngushtë, 32 kilometra mes Irlandës Veriore dhe kontinentit britanik.

Aktualisht ura më e gjatë në botë është në Kinë, 164 kilometra e gjatë dhe që lidh Danyang-un me Kunshan-in.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *