Vendosni fjalën kyçe....

Kina shënon ditën më vdekjeprurëse nga koronavirusi, sa ka shkuar numri i viktimave


Kina ka shënuar të premten ditën e saj më vdekjeprurëse për shkak të koronavirusit, pasi autoritetet raportuan 86 të vdekur.

Siç shkruan CNN, një total prej 722 njerëz kanë humbur jetën nga virusi dhe 34.546 të tjerë janë infektuar në territorin e Kinës deri në fund të ditës së premtes.

Shumica e rasteve të reja u regjistruan në provincën Hubei dhe kryeqytetin e saj, Wuhan, që është dhe epiqendra e shpërthimit të virusit.

Javën e kaluar, autoritetet përfunduan ndërtimin e një spitali të ri në Wuhan, dhe një tjetër do të hapet në ditët në vijim për të trajtuar numrin në rritje të pacientëve.

Ndërkohë, një qytetare 60-vjeçare e Shteteve të Bashkuara kishte vdekur nga virusi në Spitalin Jinyintian, në Wuhan. Lajmi u dha nga Ambasada Amerikane në Pekin. Japonia gjithashtu raportoi vdekjen e parë të shtunën, sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme. Burri japonez i cili ishte gjithashtu rreth moshës 60-vjeçare, vdiq nga pneumonia


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *