Vendosni fjalën kyçe....

Ushtarët francezë vrasin 30 persona në Mali


Ushtria franceze ka vrarë më shumë se 30 persona në Mali. Aktualisht Franca ka rreth 4500 trupa ushtarake në disa vende të Afrikës Perëndimore ndërsa po zhvillon një operacion kundër terrorizmit në rajon.

Në rajonin Gourma, ushtarët e forcës franceze raportohet se vranë 20 militantë të dyshuar dhe shkatërruan disa automjete, ndërsa në rajonin Liptako, një fortesë e ISIS-it, u vraë 10 militantë, tha ushtria.

Në dhjetor, forcat franceze vranë 33 persona në Mali të cilët dyshoheshin si të lidhur me al Qaeda-n.

Të dielën e shkuar, administrata e presidentit Macron tha se planifikon të dërgojë 600 ushtarë shtesë në luftën kundër militantëve në Sahel, një rajon i thatë i Afrikës Perëndimore në jug të shkretëtirës së Saharasë.

Përforcimet kryesisht do të dërgohen në zonën midis Malit, Burkina Fasos dhe Nigerit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *