Vendosni fjalën kyçe....

Balla sfidon PD-në: Opozita të ridepozitojë nismën për largimin e personave non grata nga parlamenti siç bëri për Tom Doshin


Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste në një intervistë në emisionin “Pa Censurë” deklaroi se për çështjen e pastrimit të politikës nga spiunët e Sigurimit, PS po punon par të gjetur një zgjidhje ndërsa për çështjen e largimit nga politika të personave të shpallur “non grata” nga SHBA, ka hequr dorë përfundimisht.

Taulant Balla dha shpjegimet ligjore për nismën duke thënë se në ligjin për dekriminalizimit është e pamundur të gjendet një zgjidhje që personat e shpallur “non grata” të mos futen në parlament.

Vazhdoj ta them që është në turpin e Kuvendit të Shqipërisë që një ish sekretar partie i shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë të vazhdojë të bëjë pis foltoren dhe sallën e parlamentit të Shqipërisë. Por, duke u nisur nga ligji i dekriminalizimit, është e pamundur që këtë çështje ta zgjidhësh me ligj, me pengesë ligjore. Juristët nuk e kanë gjetur një zgjidhje për këtë.”- u shpreh zoti Balla në një intervistë në RTSH për gazetaren Elona Meço.

Por nisur nga kjo kreu i grupit parlamentar socialist bëri një sfidë për opozitën duke i kërkuar opozitës që të ridepozitojnë sërish propozimin e 3 viteve më parë që nisi si shkak nga shpallja non grata e ish-deputetit Tom Doshi.

PD ka depozituar një propozim për Tom Doshin 3 vjet më parë. Do të ishte mirë ta ridepozitonte të njëjtën kërkesë tani si për zotin Doshi. Për mua si kundërshtar, ta mbajnë Saliun aty sa të kenë mundësi, se aty ku kanë do të vazhdojnë të jenë. Si qytetar i zakonshëm mendoj se Sali Berisha dëmton Shqipërinë”- tha Balla.