Vendosni fjalën kyçe....

“Partia Socialiste po përpiqet ta kthejë Kushtetuesen në gjykatë partiake” – Meta


Presidenti Meta tha për Zërin e Amerikës se shumica qeverisëse ka si synim të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Ai foli për emërimet në këtë institucion, i fundit që nuk është kapur ende prej saj ndërsa shtoi se Partia Socialiste kërkon ta kthejë gjykatën në fjalë në partiake.

‘Dua të them se është një nismë e keqe, tregon mungesë respekti për shtetin ligjor dhe për Kushtetutën. Është një kokëfortësi e cila nuk na ndihmon që të rrisim besueshmërinë brenda dhe jashtë vendit se po çojmë më tej reformën në drejtësi, aq më tepër për një çështje kaq të mprehtë sa Gjykata Kushtetuese. Kjo është një përpjekje për të bërë Gjykatën Kushtetuese partiake.’ – tha Meta.

Ai shtoi se si president kishte bërë më të mirën që vendi të mos ngelej pa Gjykatë Kushtetuese duke theksuar se kishte vepruar sipas ligjit me emërimet e bëra dhe radhën e tyre.

‘Presidenti ka bërë më të mirën që Shqipëria të mos ngelet kurrë pa Gjykatë Kushtetuese dhe të mos cënohet puna në këtë gjykatë. Kushtetuta e ka të shkruar qartësisht pikë pas pike si veprohet dhe presidenti ka vepruar drejt me ligjet. Mazhoranca do të kapë edhe këtë institucion të fundit që nuk është kapur prej saj, duke hedhur ne erë të gjithë besueshmërinë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë’, shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *