Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpritet për 6 orë sot energjia elektrike në Tiranë, zonat që preken


Ditën e sotme në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) ka njoftuar se shkak për këtë është bërë ndërhyrja që do të kryehet në disa kabina, rikonstruksionin e tyre.

Energjia do të stakohet në kabinën “Vasil Shanto1″ dhe kabinën “1 Maji” të nënstacionit Selitë nga ora 9.00 deri në 14.00.

“Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër datë 11 dhjetor do të stakohet energjia në Kabinën “Vasil Shanto 1″, dhe Kabinën “1 Maji”, të nënstacionit Selitë. 
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09.00-14.00.”, thuhet në njoftimin e  OSHEE-së e cila bën me dije edhe zonat që do mbeten pa drita.

Pa energji do të mbeten:

-Rruga “Preng Bibe Doda” pjesërisht,

-Zona midis rrugës “Njazi Demi” pjesërisht,

-Bulevardi “Bajram Curri” pjesërisht


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *