Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës pushoi çështjen “CEZ”, Kuvendi me përfaqësues Ballën ankimon vendimin


Kuvendi ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj CEZ.

Gjykata e Tiranës e pushoi çështjen CEZ pasi pretendonte se nuk kishte vepër penale.

Gjyqtari Lazër Sallaku i cili mori vendimin e konsideroi të mbyllur dosjen CEZ pas konkluzioneve se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar.

Balkanweb ka publikuar dokumentin e apelimit të çështjes ku përfaqësues i Kuvendit ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Vetë Balla e ka akuzuar gjykatësin Lazër Sallaku si pjesë të grupit “KÇK” pasi mori një vendim sipas tij të padrejtë në favor të të akuzuarve në këtë çështje.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *