Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet në Këshillin e Sigurimit si shef i OSBE-së, rrëfen ç’do bëjë për paqen në Ukrainë


Kryeministri Rama ka folur para çastesh në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me petkun e shefit të OSBE-së. Ai parashtroi 3 prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën.

Teksa tregoi për vizitën e tij të parë në Ukrainë para pak ditësh, kreu i qeverisë tha se mbështet përpjekjet tripalëshe për paqen.

‘Veprimtaria jonë do mbështetet në 3 shtylla. Do mbështesim përpjekjet tripalëshe por duhet vullnet politik nga të gjitha anët, pasi ai është kyç për paqen. Sigurova homologët për përpjeket e mia për paqe.’ – tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë, teksa foli si shefi i OSBE-së tha se do bëjë çmos për për të luftuar korrupsionin dhe trafikun e qenieve njerëzore. Pika e tretë sipas Ramës përfshin rritjen e dialogut, luftën kundër diskriminimit dhe rritjen e lirisë së shrehjes.

‘Prioriteti i dytë është lufta kundër korrupsionit, trafikut të qenieve njerëore dhe rritja e sigurisë kibernetike. Zbatimi i instrumenteve tona janë thelbësore. Korrupsioni gërryen themelet e institucioneve e për këtë arsye do organizojmë një konferencë në Tiranë kundër korrupsionit. Do luftojmë luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Në këtë proces OSBE-ja do bashëpunojë ngushtë me Kombet e Bashkuara. Dialogu është përparësia e tretë. Do dyfishojmë përpjekjet tona kundër diskriminimit. Promovimi i lirë së shprehjes e mediave janë prioritet i OSBE-së.’ – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *