Vendosni fjalën kyçe....

Opozita në Kosovë i bën thirrje Kurtit të mos e heqë taksën ndaj Serbisë


Tre partitë opozitare në Kosovë, PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma e konsiderojnë të gabueshme dhe të ngutshme heqjen e tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe vendosjen e masës së reciprocitetit të plotë politik, ekonomik dhe tregtar.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti që të mos e heqë taksën. Kryetari i PDK-së, njëherësh lideri opozitar, Kadri Veseli shprehu shqetësimin e tij për ngutjen e kryeministrit Kurti për t’i përmbushur kërkesat Serbisë.

‘Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutjen e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës’, shkroi ai Facebook.

Më i ashpër në qëndrim lidhur me taksën është shprehur ish-kryeministri Haradinaj, i cili i bëri thirrje Kurtit që të mos e heqë në snjë mënyrë taksën madje i shkroi edhe një letër të hapur atij me argumentet kundër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *