Vendosni fjalën kyçe....

Europol operacion në 5 shtete evropiane, arreston 25 anëtarë të grupit kriminal shqiptar  


Sot, 25 të dyshuar të lidhur me një rrjet të krimit të organizuar shqiptar u arrestuan gjatë një operacioni ndërkombëtar të kryer në Belgjikë, Spanjë, Hollandë, Gjermani dhe Francë në të cilin morën pjesë mbi 600 oficerëve të policisë në terren.

Hetimi i drejtuar nga Policia Lokale e Antwerp zbuloi se droga trafikohej e fshehur në kontejnerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të fshehta të sofistikuara.

I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.

Deri më sot, nga operacioni u kryen:

  • 9 arrestime në Belgjikë, 6 arrestime në Spanjë, 3 arrestime në Hollandë, 6 arrestime në Gjermani dhe një arrestim tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25;
  • Rreth 30 kërkime në shtëpi
  • Asgjesimi i 6 plantacione të marihuanës
  • konfiskimi i 60 000 € në para, telefon celular, armë dhe municion.

Klani i krimit të organizuar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që funksiononin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e saj të arrestuar sot kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *