Vendosni fjalën kyçe....

Procedurat administrative, Rama: Brenda këtij mandati, sistem të revolucionarizuar të prokurimeve publike


Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një diskutim me sipërmarrjen mbi nismën e re të qeverisë për një rishikim të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike e përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.

Gjatë fjalës së tij ai  tha se për dhënien e prokurimeve publike do të ketë shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe më pak njerëzor me qëllim që të jenë sa më sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet.

“Sot në këtë fazë duke pasur parasysh se tani janë bërë disa vite që është ecur para mbi bazën e një lehtësimi të bërë më parë është koha për të riparë të gjitha proceset dhe për të bërë një lehtësim tjetër. Në fund të ditës është një punë që bëhet për sipërmarrjen dhe lehtësinë e të bëri biznes në Shqipëri. Kontributi juaj është jo vetëm i mirëseradhur por është i domosdoshëm, i pazëvendësueshëm. Ministrja do të bëj paralelisht dhe takime specifike edhe intervista atë aktorëve të caktuar në çdo sektor që të marrë mbrapsht sa më shumë informacion dhe sugjerime praktike,” tha Rama.

“Brenda këtij mandati do të kemi një sistem te revolucinarizuar të prokurimeve publike me shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe më pak njerëzor me qëllim që të jenë sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet. Një kompani SHA do të bëjë gjithë procesin e blerjeve të përqendruara çka deri më sot e bërë agjencia e blerjeve të përqendruar në MB, kjo do të jetë një shoqëri publike që do të krijojë shumë më tepër akses. Në interes publik dhe të gjithë operatorëve,”- shtoi më tej ai.