Vendosni fjalën kyçe....

Trump nuk pranoi t’i jepte dorën, Nancy Pelosi i gris fjalimin (VIDEO)


Ditën e djeshme presidenti Donald Trump dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u grindën me njëri-tjetrin, para fjalimit që i pari do mbante.

Fillimisht Trump-i e injoroi Pelosin, pasi ajo i ofroi një shtrëngim duarsh. Ai thjesht u tërhoq pasi Kryetarja e Dhomës mori një nga kopjet e fjalimit të tij.


Ky moment përcaktoi dhe pjesën tjetër të mbrëmjes së si do shkonte. Pelosi, herë pas here, shihej duke kafshuar buzën ose duke parë e vrenjtur drejt Trump-it, ndërsa ai mburrej për arritjet e politikës së tij dhe sulmonte atë që kërkonte opozita demokratike.


Sidomos kur u përmend programi i shëndetësisë ‘Obamacare”, Pelosi nuk duroi dot më duke tundur kokën.

Pasi Trump mbaroi fjalën, ajo menjëherë i grisi fjalimin.

Pelosi tha para gazetarëve: “Unë e grisa atë. Ishte gjëja më e sjellshme për t’u  bërë duke marrë parasysh alternativën. Ishte një fjalim kaq i ndyrë”.

Senati do të votojë të mërkurën nëse do ta dënojë ose jo presidentin për dy akuzat e ngritura kundër tij nga demokratët: shpërdorimin e pushtetit dhe pengimin e Kongresit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *