Vendosni fjalën kyçe....

E përplasi makina, humb jetën 32-vjeçari me biçikletë në Durrës


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 32-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.

I riu me inicialet R.Ç fatkeqësisht nuk ka mundut t’i mbijetojë këtij aksidenti.

Ndërkohë policia ka arrestaur drejtuesin e automjetit me inicialet E.C, i cili është larguar nga vendngjarja pas përplasjes.

“Më datë 17.09.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” pasi në mbrëmjen e datës 17.09.2019 në Rrotull, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Peugot ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R.Ç., 32 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *