Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja amerikane poston fotot nga pritja e organizuar, por kolazhit i mungon dikush


Pas mbërritjes në Tiranë, ambasadorja e re amerikane, Yuri Kim, organizoi një pritje për politikanët shqiptarë, diplomatë, bizesmenë, gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile e komuniteteve fetare.

Siç e shkruan me jo pak kënaqësi në një postim të ditës së sotme në faqen e ambasadës në Facebook, Kim shprehet e prekur nga pritja e ngrohtë që i është bërë dhe e ka shoqëruar postimin me disa foto nga pritja.

Ajo që të bie në sy menjëherë është se në këtë pritje mungon kryeministri Rama.

Në fotot e publikuara, dallohen lehtësisht përveç presidentit Meta edhe një sërë përfaqësuesish të Partisë Socialiste si kreu i Kuvendit, Ruçi, ministrat Klosi, Xhaçka, Margariti e Spiropali si dhe deputetët Manja e Kodheli.

Duhet thënë se në datën 30 janar, kur është zhvilluar pritja, kryeministri Rama ka qenë në Tiranë pasi ka marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend ndërsa një ditë më vonë ka qenë në Vlorë.

Arsyet e kësaj mungese nuk dihen, por ajo që mund të thuhet është se kolazhit të fotove të publikuara nga ambasadorja Kim i mungon kryeministri Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *