Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthejnë protestat në Jordani kundër planit të paqes të Trump mes Izraelit dhe Palestinës  


Mijëra persona kanë protestuar të premten në kryeqytetin e Jordanisë, Aman kundër planit për paqe në Lindje të Mesme të presidentit amerikan, Donald Trump.

Duke bërtitur “Vdekje Izraelit” rreth 3,000 persona kanë marrë pjesë në protesta, të cilat kanë nisur para xhamisë, Al-Husseini Mosque, në prezencë të madhe të forcave të sigurisë, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj jordanezë e palestinezë bashkë me mbishkrimet “Jordania kundërshton marrëveshjen e shekullit”.

Jordania është një nga dy shtetet arabe, bashkë me Egjiptin, që kanë marrëveshje për paqe me Izrealin dhe pjesa më e madhe e popullsisë së shtetit ka orgjinë palestineze.

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar të martën planin për paqe, që parasheh zgjidhje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez, derisa Jerusalemin e sheh si kryeqytet të pandarë të Izraealit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *