Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri nënujor shpërthen në tubacionin në Gjirin e Meksikës, flakët digjen sipër detit (Video)


Një zjarr shpërtheu në një tubacion nënujor nafte jashtë Gjirit të Meksikës. Asnjë person nuk u lëndua nga flakët që shpërtheu të premten në kompleksin naftëkërkues në det, që përdoret nga kompania meksikane e naftës ‘Pemex’.

Pamjet tregojnë ekipet e zjarrfikësve që përpiqen të shuajnë zjarrin, i cili shpërtheu dhe u shkaktua nga një mosfunksionim i valvulës në tubacion që lidh dy platforma, sipas raporteve.

Zjarri aktualisht është nën kontroll. Sasia e naftës që nxirret nga pusi nënujor përbën më shumë se 40% të prodhimit ditor të naftës së papërpunuar të ‘Pemex’.

Një raport i incidentit i marrë nga Reuters pretendoi se ‘turbomakineria e nxjerrjes së naftës u ndikua negativisht nga një ‘stuhi elektrike’ dhe ‘shirat e dendur’.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, ‘Pemex’ konfirmoi se zjarri ishte shuar dhe kishte origjinën në një rrjedhje gazi në tubacion. Kompania tani do të kryejë një analizë të shkakut rrënjësor të incidentit, por theksoi se nuk kishte lëndime dhe as të evakuuar.