Vendosni fjalën kyçe....

Ofensiva e ushtrisë siriane në Idlib, reagon Erdogan: Nuk do hezitojmë të përdorim ushtrinë


Pasi ofensivës së ushtrisë Siriane në provincën verilindore të Idlib, reagoi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i cili deklaroi se nuk do rinë duarkryq, duke thënë se të gjitha opsionet, përfshirë ato më ekstreme, janë në tryezë.

Ne nuk do të vëzhgojmë situatën në Siri … Ne nuk do të hezitojmë të bëjmë gjithçka që kërkon, përfshirë përdorimin e forcës ushtarake,” tha Erdogan të Premten në Ankara. Ai pohoi se sulmet nga “regjimi sirian” shkaktojnë një fluks të migrantëve në Turqi.

Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme kur dikush po kërcënon tokën tonë. Ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç se të përdorim përsëri të njëjtën rrugë nëse situata në Idlib nuk kthehet shpejt në normalitet.

Të martën, forcat e qeverisë siriane hynë në një qytet në jug të Idlib-it dhe patën sukses të rëndësishëm në luftën e tyre kundër militantëve. Turqia paralajmëroi se do të hakmerrej nëse ndonjë nga 12 postet e saj të vëzhgimit në të gjithë qytetin do të qëlloheshin.

Në fillim të kësaj jave, Erdogan pretendoi se ofensiva Siriane në Idlib – kështjella e fundit e mbetur militante në Siri – shkel marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Ankaraja dhe Moska vitin e kaluar në Soçi. Ai gjithashtu sugjeroi që Rusia të bindte Damaskun të ndalonte sulmet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *