Vendosni fjalën kyçe....

Detajet nga paketa anti-KÇK, në krye të saj do jetë ministri i Brendshëm, kategoritë në objekt kontrolli


Ditën e sotme mazhoranca miratoi paketën e ashtëquajtur “anti-KÇK”. Kjo paketë ka parashikuar që të krijojë një Komitet Kombëtar të Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar.

Në krye të Komitetit do jetë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në përbërje gjithashtu do jenë edhe ministri i Drejtësisë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtorin i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe drejtori i Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Komiteti mblidhet të paktën një herë në tre muaj dhe i paraqet raport periodik Këshillit të Ministrave. Komiteti, me propozimin e ministrit të Brendshëm, miraton rregulla të hollësishme për funksionimin e tij. Por kush janë subjekt i këtij akti normativ që kaloi sot qeveria? Në fokus të aktit është pasuria e personave që janë dënuar me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë vendit, ata nën hetim, po ashtu shqiptarë dhe të huaj që janë të dyshuar për terrorizëm. Për pasuritë që janë në shqyrtimin e një gjykate nuk hetohen.

Personat objekt i hetimit dhe  kontrollit do jenë kategoritë e mëposhtme:

  1. Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë dënuar me vendim penal të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim pafajësie, për:
  2. a) pjesëmarrjedhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;
  3. b) pjesëmarrjedhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;
  4. c) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 109, 109/b, 110/a, 114, 117, 128/b, 134 paragrafi tretë, 136, 138/a, 139, 140. 141, 151, 152, 278/a, 282/a, 283, 283/a dhe 284, 284/a të Kodit Penal;
  5. Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë persona nën hetimbrenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim të pushimit të akuzës apo të çështjes penale për:
  6. a) pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;
  7. b) pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;
  8. c) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 77, 78, 78/a, 79, 79/a,79/b,109, 109/b, 110/a, 114, 117, 128/b, 134 paragrafi tretë, 136, 138/a, 139, 140 141, 151, 152, 278/a, 282/a, 283, 283/a dhe 284, 284/a të Kodit Penal;
  9. Personat fizikë dhe juridikë, shtetas shqiptarë apo  të huaj, si dhe persona pa shtetësi, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes apo për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara në elemente të faktit për përfshirje në çdo formë të terrorizmit dhe të financimit të tij, të kryera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi, për masat kundër financimit të terrorizmit

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *