Vendosni fjalën kyçe....

“Edi Rama dëgjoje edhe Tony Blair-in për testimet” – Bardhi publikon videon


Pas deklaratës së kryeministri Rama se për testimet nuk vendos qeveria por ekspertët, Partia Demokratike, i është përgjigjur kreut të qeverisë duke publikuar një video të ish-kryeministrit britani, Toni Bler.

Ky i fundit thekson në video se gjithccka ka të bëjë me rritjen masive të testimeve dhe se duhet ditur sa më shpejt se kush është i prekur nga Covid-19 e kush jo.

Kjo sipas tij është mënyra e vetme për t’i dhënë fund bllokimit dhe për t’i kthyer njerëzit në punët e tyre duke rikthyer normalitetin.

“Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: “Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t’i japim fund bllokimit dhe t’i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme.”

Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi.

Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize.” – shkruan Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi, në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *