Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 4 shoferë, pezullohen 35 patenta e vihen 1789 gjoba


Katër persona janë arrestuar në vend nga Policia Rrugore 24 orët e fundit pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur e më pas kanë provuar t’u japin ryshfet oficerëve të policisë.

35 patenta janë hequr për shkelje të ndryshme ndërsa janë vendosur 1789 gjoba. Nga lejet e drejtimit që janë pezulluar, 26 prej tyre janë për shpejtësi mbi normat ndërsa 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ata janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.